Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s zbarkojnë në Prishtinë, takojnë komandantin e KFOR-it

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë bërë një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Ata kanë takuar komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë bërë një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Gjatë vizitës, Admirali BAUER dhe gjenerali WOLTERS u takuan me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI, i cili i njoftoi me zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it