Udhëheqësit e ‘trishtuar’ të BE, nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit!

Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, drejtuesit e Komisionit dhe Këshillit Europian, kanë nënshkruar zyrtarisht sot me një pamje të trishtuar, marrëveshjen e tërheqjes ndërsa Brukseli përgatitet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE në shtatë ditë.

Në fotografitë e publikuara nga ceremonia e nënshkrimit në ndërtesën e BE në Europë të Premten në mëngjes, negociatori kryesor i bllokut, Michel Barnier, mund të shihet duke qëndruar pas dy presidentëve.

Von der Leyen tha në një mesazh në twitter: “Charles Michel dhe unë sapo kemi nënshkruar marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE, duke hapur rrugën për ratifikimin e saj nga Parlamenti Europian.”

Të enjten marrëveshja e tërheqjes mori pëlqimin mbretëror nga Mbretëresha.

Dokumenti, i cili shkon në afro 600 faqe, përmban midis çështjeve të tjera marrëveshje për të drejtat e qytetarëve, detyrime financiare me vlerë 33 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar për bllokun dhe protokollin e Irlandës Veriore, duke vendosur rregullimet për mirëmbajtjen e një kufiri të hapur në ishullin e Irlandës .

Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në mesnatën e kohës qendrore europiane më 31 janar. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në tregun e vetëm të BE dhe bashkimin doganor, por në asnjë nga organet vendimmarrëse, deri në fund të vitit 2020.