U zhduk tre ditë më parë- Gjendet i vdekur i riu

Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare, me inicialet Sh.B, konsiderohej i zhdukur, që prej tre ditësh. Sot mësohet se është gjetur  trupi i të riut.

Bëhet me dije nga mediat kosovare, se i ndjeri është lokalizuar mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Trupi i tij është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes./apel.media