U vra disa ditë më parë, Fero përjetëson në trup emrin e mikut të tij

Në orët e parë të mëngjesit të së shtunës, në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku u vra 30-vjeçari, Gazmend Hyseni i njohur si “Strella” nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Lidhur me këtë ngjarje kishte reaguar edhe reperi, Feronit Shabani i njohur si Fero. Ndërsa, ditën e sotme u bë e ditur se ai ka bërë tatuazh nofkën e të ndjerit.

“King Strella” është mbishkrimi që reperi e ka përjetësuar në gjoksin e tij.