U vetëdorëzua në polici për vrasjen në Astir: Zbardhet dëshmia e të riut

Noel Dishi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e “Astirit” në Tiranë, ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e të riut.

Ai u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen e cila tronditi Tiranën.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë autori i dyshuar.

Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre

Policia në bashkëpunim me prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./apel.media