U vendosi fansave “kusht” dhe ata e realizuan! Po tani do e publikojë Noizy diss-in?

Disa javë më parë, Noizy ka paralajmëruar një diss të fortë për të gjithë ata që e kanë pasur në shënjestër këto kohë. Në një postim në Instagram reperi ka treguar se ka bërë gati një këngë për t’ju përgjigjur kundërshtarëve të tij dhe është shprehur i bindur që askujt nuk ka për t’i pëlqyer.

Noizy ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “1 herë e mirë” kushtuar gjithë atyre që i kanë bërë diss këto kohë.

“1 herë e mirë”. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000 dissa”, ka shkruar Noizy.

Fillimisht, reperi ka treguar se kënga do publikohet në datë 31 dhjetor në orën 23:59. Por, nuk e dimë se çfarë ndodhi e plani ndryshoi pasi ai e shtyu publikimin e këngës së shumëpritur.

Ditën e sotme, Noizy ka publikuar disa foto në Instagram, duke shkruar se nëse postimi merr  100 mijë komente do publikojë këngën. Për 2 orë postimi i tij ka marrë mbi 100 mijë komente dhe tashmë po presim publikimin e këngës.

Ndërkohë disa javë më parë ai pati një debat virtual me reperin Big Kik, i cili u shpreh gjatë një freestyle për “Gjoni Black” se Noizy e kishte hequr nga grupi OTR dhe se i kishte bërë “block” në rrjete sociale.

Përgjigja nga reperi nuk vonoi i cili u shpreh se Big Kik nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë pjesë e OTR dhe se ata thjesht e kanë mbështetur si reper të ri. Në këtë debat u përfshi edhe Meriton Mjekiqi, të cilin Noizy e thumboi publikisht duke u shprehur se e ka ftuar disa herë në emision, por ai nuk ka preferuar të shkojë.