U tha se Garda mori në mbrojtje Bashën, reagon PD: Basha ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007

Vetëm pakë orë më parë në media u raportua se Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kreun e PD-së Lulzim Bashën. Në lidhje me këtë ka reaguar Partia Demokratike duke sqaruar se Basha që nga viti 200...
U tha se Garda mori në mbrojtje Bashën, reagon PD: Basha ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007
Foto: U tha se Garda mori në mbrojtje Bashën, reagon PD: Basha ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007

Vetëm pakë orë më parë në media u raportua se
Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Në lidhje me këtë ka reaguar Partia Demokratike duke sqaruar se Basha që nga viti 2007 ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës.

Reagim i Partisë Demokratike:
Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar.