U plagos aksidentalisht me armë zjarri, inskenoi ngjarje të rreme, policia arreston 24-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Policia njofton se është arrestuar 20-vjeçari G.M., dhe 24-vjeçari Isak Mehmetaj, pasi fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Fillimisht 24-vjeçari deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar, por nga hetimet rezultoi se Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues në fshatin Mushan Shkodër, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark.

Mehmedaj në G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 20-vjeçari G. M., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

INFORMACIONI ZYRTAR
U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin.
Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili sëbashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.
Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër, nga disa persona të paidentifikuara, nga hetimet e thelluara rezultoi se:
Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.