U përpoq të arratiset, policia vë në pranga të riun e armatosur

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person për shkak të mosbindjes ndaj patrullës dhe forcave policore duke u përpjekur të arratiset.

Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjet një pistoletë.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga arrestimi.