U përplas nga autobuzi dy ditë më parë, policia nuk po mundet të indetifikojë viktimën

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në fshatin Humelicë të Gjirokastrës dy ditë më parë.

Policia ende nuk ka arritur të identifikojë viktimën dhe asnjë familjar nuk është interesuar pranë saj.

Blutë e Gjirokastrës kanë publikuar foton e viktimës pak para aksidentit, me shpresën se dikush do ta njohë.

Viktima është rreth 50 vjeç dhe u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë.

Në lidhje me aksidentin, policia shoqëroi drejtuesin e autobusit, një 45-vjeçar me iniciale L.R., banues në Vlorë./apel.media