U përfolën se ishin në një lidhje, Jonida Maliqi ka një mesazh për Flori Mumajesin

Javën e kaluar një video e Jonida Maliqit me Flori Mumajesin, të kapur në momente intime në Paris, u përfol jashtëzakonisht shumë!

Asnjëri nga palët nuk reagoi, të paktën deri më sot!

Gjithashtu është përfolur se Jonida ka pasur një romacë me aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Ky i fundit vendosi të flasë dhe jo të qëndroi duarkryq.

Fillimisht ai publikoi një video të filmit “Kapedani”, ku Xha Sulua shprehej “U prish dynjaja”, pak pasi videoja dhe lajmi që publikoi “Panorama” për Jonidën dhe Florin u fshi.

Pas kësaj, ai fshiu disa foto me Jonidën dhe kjo u interpretua si një mesazh!

Ndërkohë sot, Jonida ka bërë një publikim në Instagram, që duket sikur është një reagim për të gjithë situatën e krijuar.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me blu ndërsa tregon cilësitë që personifikon kjo ngjyrë, besnikërinë, konfidencën dhe besimin.

Ky mund të merret si një reagim i këngëtares por edhe thjesht një rastësi!

E sigurt që nëse Jonida ka diçka për të thënë pas lajmit të bujshëm, do ta bëjë, në të kundërt do të mjaftohemi me kaq!/apel.media