U njoh në instagram, adoleshentja nga Durrësi denoncon 18 vjeçarin për përdhunim

Një miqësi e nisur në instagram që ka përfunduar keq për një 16 vjeçare në qytetin e Durrësit.

Vajza ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga djali 2 vjet më i madh dhe ka treguar historinë si janë njohur

Adoleshentja është njohur në instagram me 18 vjeçarin D.M po banues në Durrës dhe pasi disa kohësh komunikimi në instagram kanë lënë takim në një lokal në plazh.

Pasi kanë pirë kafe djali ka kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe pas refuzimit të kësaj të fundit ajo ka thënë se e ka përdhunuar.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare” informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.