U nda nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj nis romancën me vajzën e ministrit të Ramës

Pas dy vitesh, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi konfirmoi se e ka mbyllur në heshtje romancën me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti single, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Ndërsa nga Romeo nuk ka ende një reagim publik, duket se aktori vlonjat ka nisur një romancë të re.

Iconstyle.al” ka mësuar se ai ka nisur një histori të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, me të cilën ai ka shijuar një ditë në Vlorë.

Dyshja ka ndarë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka ndarë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfaqej duke i dhënë makinës.

Kujtojmë se, disa ditë më parë, ata janë shfaqur krah deputetit të PS, Damian Gjiknuri, i cili në një status në rrjetet sociale shkruante se dy të rinjtë do të angazhohen si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë të ngritur në Tiranë.

“Donald dhe Romeo Veshaj janë jo vetëm dy të rinj vlonjate të suksesshëm por tashmë do të angazhohen edhe si kordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë që kemi ngritur në Tiranë. Një zyrë që do të shërbejë si vendtakimi për të gjithë vlonjatët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet.

Na bashkon të gjithëve dëshira dhe vullneti i mirë për të mbështetur punët e mira që po transformojnë Qarkun e Vlorës nga Konispoli në Novoselë”, shkruan Gjiknuri.