U kap me Laert Haxhiun, 22-vjeçari i kërkuar do deportohet në Shqipëri brenda pak orësh

I riu shqiptar i kapur në të njëjtin mjet në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, do të deportohet në Shqipëri. 22-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për “pla...
U kap me Laert Haxhiun, 22-vjeçari i kërkuar do deportohet në Shqipëri brenda pak orësh
Foto: U kap me Laert Haxhiun, 22-vjeçari i kërkuar do deportohet në Shqipëri brenda pak orësh

I riu shqiptar i kapur në të njëjtin mjet në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, do të deportohet në Shqipëri.

22-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për “plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Për shkak se i riu, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte shpallur në kërkim kombëtar nga Shqipëria dhe jo ndërkombëtar, do të dëbohet si emigrant i paligjshëm nga Greqia dhe nuk do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit.

22-vjeçari do të depërohet brenda disa orësh në një nga pikat e kalimit kufitar.

Për momentin ai mbahet në Komisariatin e Janinës në pritje të transferimit për t’ju dorëzuar autoriteteve shqiptare, të cilat sipas ligjit duhet ta ndalojnë si person në kërkim por edhe ta procedojnë për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërkohë Laert Haxhiu dhe Juxhin Barjami kanë bërë kërkesë për të dalë të premten në Gjykatë, e cila është pranuar.