U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

Goditet 1 rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të p...
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu
Foto: U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

Goditet 1 rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu”, kapën në flagrancë shtetasin I. H., 25 vjeç, banues në Sarandë, duke transportuar, kundrejt përfitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.