U hodh nga ballkoni i pallatit ku banonte, humb jetën 72 vjeçari në Fier

foto ilustruese

Një person 72 vjec në Fier, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.