Trupi i viktimës që u gjet sot i pajetë në trotuar tek zona e Brrylit , i përket një të moshuari që dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”,-informon policia./apel.media