U gjet e vdekur në Francë/ Familja i bën apel shtetit t’u sjellë trupin e vajzës

37-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e pajetë në parkun Mougins në Francë tashmë është kthyer në vendlindje.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa u bëjnë apel shtetit për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës së tyre, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.

“Po presim çupën të na vijë. S’kemi lekë ta marrim. Ju lutem shumë na ndihmoni. Na e bini këtu se jemi fukarenj. Ju lutem shumë jemi fukarenj në kulm”, është shprehur nënë e viktimës për mediat.

Të kujtojmë se 37-vjeçarja e cila u gjet e masakruar në një park pranë qytetit të Kanës, ishte hedhur në pyll gjysmë e zhveshur. Dhe sipas mediave franceze, ajo  dyshohet se shfrytëzohej si prostitutë./apel.media