“U frymëzova nga babai”, betohet Gledis Nano: Do të çojmë përpara sfidat

Geldis Nano është betuar në krye të detyrës së re si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ai ka thënë se policinë e ka sheh si një pasion të tij të trashëguar nga babai që e kishte polic dhe jo si një detyrë karriere.

Më tej Gledis Nano në ditën e parë si kryepolic është shprehur se kërkon bashkëpunim të fortë me qytetarët si dhe përgjigjen maksimale ndaj detyrës të çdo polici ka bërë betimin.

Besimi i detyrës më ngarkon për të qenë në shërbim të qytetarëve. Deh për gjakun e dëshmorëve. I shpreh falënderim  kryeministri dhe Ministrit për detyrën e re. Nuk ishte një zgjedhje karriere po pasioni i frymëzuar nga babai im. Në këto dy dekada kam kuptuar se ky institucion është një pjesë kryesore që kërkon përkushtim të lartë. Sfidat janë të shumëfishta., Puna e arritur nga Veliu duhet të cohën përpara. Do bëjmë maksimumin për ti arritur. Kërkoj prej tyre ta konsiderojnë organizatën tonë si një partner që bashkëpunim qytetar polici të zbatohet sa më shumë. Synojmë një polici më të trajnuar në kapacitet të shtuara. Bazuar në meritokraci çka do e rendiste policinë cilësisht krah policisë europiane. Synojmë rritjen e aftësime operacionale dhe profesionale. Në ditën e parë i uroj çdo kolegu suksese. Jemi betuar në ditën që kemi marrë detyrën kërkoj angazhim maksimal sipas betimit që kemi bërë.” tha Nano.