U filmua duke pirë kokainë: Zbardhet dëshmia e Lefter Allës para SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme ditën e sotme është marrë me rastin e kryebashkiakut socialist, Lefter Alla, i cili u shfaq në një video teksa konsumonte lëndë narkotike.

Në shëshminë e dhënë për SPAK, ai mohoi të jetë ai personi që shihet në video, ndërsa kërkoi të dijë emrat e personave në video.

“Nuk jam unë personi në video. Për videon pyesni ata që më nxorën emrin”, ka deklaruar Alla para SPAK, sipas Report tv.

Edhe ditën e djeshme, socialisti tha se nuk ka qenë i personi në video, dhe se personi në video nuk duket qartë.

Lefter Alla u thirr nga SPAK, për videon që ka shkaktuar zhurmë në media, por nuk preferoi të flasë para gazetarëve duke iu shmangur, ndërsa dëshminë e dha edhe gazetari Artan Hoxha, i cili është personi që publikoi pamjet e momentit kur socialisti konsumonte narkotikë/apel.media