U dhunua dhe u grabit në mes të Tiranës, reagon aktori humorit: Ja si qëndron e vërteta…

Së fundmi lajmi se aktori humorit Rezat Veleshnja është garbitur dhe dhunuar në kryeqytet, bëri xhiron e rrjetit.

Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithccka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet.

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit.

“Prapaskena” raportoi se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje në Tiranë. E njëjtja media raportoi se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.