U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Gjimshiti operohet me sukses

Berat Gjimshiti është operuar gjatë ditës së sotme dhe për të vijnë lajme të mira. Mbrojtësi kuqezi, u dëmtua në parakrah gjatë ndeshjes me Hungarinë, por duket se gjithçka për të do të kalojë lehtë. ...
U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Gjimshiti operohet me sukses
Foto: U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Gjimshiti operohet me sukses

Berat Gjimshiti është operuar gjatë ditës së sotme dhe për të vijnë lajme të mira. Mbrojtësi kuqezi, u dëmtua në parakrah gjatë ndeshjes me Hungarinë, por duket se gjithçka për të do të kalojë lehtë.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se operacioni ka shkuar me sukses dhe lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrojtësi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.

Gjimshiti është një nga pikat e referimit në mbrojtjen kuqezi dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Polonisë që luhet nesër në orën 20:45