U deklarua ish- bashkëpunëtor i SSH/ Meta hakmerret, publikon bashkëpunimet e Ramës me PPSH

Pak dite me pare Autoriteti Dosjeve publikoi inicialet e nje Politikani te profilit te lartë i akuzuar si bashkëpunëtor i ish Sigurimit te Shtetit. Menjëherë mediat u vune ne levizje per te zbardhur se cili politikan ishte. Informacionet konfidenciale referenonin Ilir Meten, aktualisht, kryetar i Partisë se Lirise, ose ish LSI.

Por duket se ky i fundit kerkon e rremon per bashkëpunime te kundershtareve te tij politike me PPSH-ne, duke mohuar kategorikisht perfshirjen e tij me heret me Ish- Sigurimin.

Meta ka publikuar materials se Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Meta shkruan :

Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.
Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.
Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Në foto: 📷 (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)/ Përgatiti Apel.Media