U bëmë Siria e Europës/ Pamjet tronditëse nga protesta e banorëve të Astirit

Banorët e Astirit kanë protestuar ditën e sotme për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja, për ndërtimin e Unazës së Re. Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë zbarkuar në rrugën...

Banorët e Astirit kanë protestuar ditën e sotme për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja, për ndërtimin e Unazës së Re.
Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë zbarkuar në rrugën kryesore të Astirit, për të nxjerrë banorët me forcë nga shtëpitë e tyre.

Policia është përleshur me banorët e zonës, por edhe me qytetarët që kishin ardhur për të mbështetur protestën kundër vendimit të qeverisë për prishjen e shtëpive.

Fotot që qarkullojnë nëpër media tregojnë dhunën që policia ka ushtruar ndaj banorëve, duke shpërndarë gaz lotësjellës për të larguar njerëzit. Banorët janë shprehur shumë të zhgënjyer nga politika shqiptare, e veccanërisht nga opozita e cila nuk ofroi mbështetjen e duhur për banorët pavarësisht se kishte deklaruar se do të ishte deri në fund me ta.

Plani për ndërtimin e Unazës së Re përfshin prishjen e 300 godinave përgjatë këtij aksi rrugor, banorët e të cilëve janë lënë në rrugë dhe pa ndihmë nga shteti./old.apel.media