U bë pjesë e atentatit në Durrës/ Konflikti i prokurorit Ndoj me Erion Braçen

Pasditen e të shtunës prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ishte pjesë e një atentati që iu bë sëbashku me të ‘fortin e Sukthit’ Landi Muharremi.

Ndërkohë që pak ditë më parë Zv. Kryeministri Erion Braçe bëri disa deklarata kundër prokurorit Ndoj.

Braçe mori pjesë në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Drejtori të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula.

Pas seancës gjyqësore Zv. Kryeministri sulmoi prokuronin Ndoj duke thënë se po bënte presion kriminal ndaj të akuzuarit Pula.

“Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit”,- deklaroi Braçe.

Pavarësisht akuzave të Partisë Demokratike se po bëhej presion ndaj prokurorisë dhe gjykatave, Zv. Kryeministri Braçe tha në një bisedë për BIRN se “kishte të drejtë të shprehte opinionin e tij pas asaj që kishte dëgjuar në gjyq”. Ndërkohë që përforcoi akuzat e tij për Ndojën pasi sipas tij ishte i bindur se prokurori e kishte mashtruar gjykatën./apel.media