U arratis nga Shqipëria, Fjolla Morina arrestohet në Kosovë

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë.

Mësohet se ajo është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Prishtinës.

Morina ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi është arratisur nga shtëpia në Kukës ku po qëndronte me arrest shtëpie.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.