U akuzua për vrasjen e kushëririt- Prokuroria ndryshon akuzën për Marash Arrën

 Marash Arra është  arrestuar një muaj më parë për vrasjen e kushëririt të tij.  Ai tashmë  do të hetohet  jashtë qelisë, pasi nuk janë gjetur mjaftueshëm prova për ta lidhur me krimin.

Mungesa e provave  për një akuzë të tillë ka bërë që  Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ta lirojë nga paraburgimi.

Duke iu referuar burimeve pranë Prokurorisë së Shkodrës kanë mbërritur nga Tirana aktet e ekspertimit për provat materiale shtesë lidhur me rrobat apo gjurmët e  tjera, por  personi i dyshuar pas ekzaminimit të tyre ka rezultuar i  pastëer.

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, në ndryshim nga seancat e tjera ku ka kërkuar masën “Arrest me burg”. Teksa pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Si përfundim Gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për 26-vjeçarin. Fillimisht ai u arrestua si autori i vrasjes së Lazër Arraës, por më pas Prokuroria rrëzoi këto pretendime duke ngritur akuza “Për moskallëzim krimi”, duke rrëzuar kështu akuzën e vrasjes. Që në momentin e ndalimit, ai ka mohuar autorësinë si dhe dijeninë mbi ngjarjen./ apel.media