Twitter nis hapjen e llogarive të pezulluara

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk do të sigurojë një “amnisti të përgjithshme” për disa llogari të pezulluara. Sipas lajmit të “Dailymail”, i cili bazohet në “Platform...
Twitter nis hapjen e llogarive të pezulluara
Foto: Twitter nis hapjen e llogarive të pezulluara

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk do të sigurojë një “amnisti të përgjithshme” për disa llogari të pezulluara.

Sipas lajmit të “Dailymail”, i cili bazohet në “Platformer News” thuhet se Twitter-i ka nisur procesin e rihapjes së afërsisht 62 mijë llogarive të mbyllura më parë me më shumë se 10 mijë ndjekës.

Thuhet se mes rreth 62 mijë llogarive që do të hapen, ka llogari që i përkasin emrave si ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon dhe David Duke, ish-lideri i grupit Ku Klux Klan që “mbron epërsinë e racës së bardhë”.

Musk më 23 nëntor njoftoi se llogaritë e mbyllura në Twitter nga kjo javë do të hapen.

Në një sondazh që ai filloi për këtë temë, Musk bëri një anketë me pyetjen se: “A duhet të ofrojë Twitter-i amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, me kusht që ato të mos shkelin ligjin ose të postojnë shumë spam?” dhe se 72.4 për qind nga gjithsej 3.1 milionë persona që morën pjesë në anketë u përgjigjën me po ndërsa 27.6 për qind votuan kundër.

Pas blerjes së Twitter-it nga Musk, Twitter-i hapi disa llogari të mbyllura më parë, përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump, kongresmenin Marjorie Taylor Greene dhe reperin Kanye West.

Përveç kësaj, Twitter-i përsëriti se llogaritë që bëjnë thirrje për dhunë dhe kërcënime do të vazhdojnë të mbyllen.