Turqia ndihmon familjet në nevojë në Gazë për festën e Kurban Bajramit

Platforma “Bëhu jetë për Gazën” shpërndau mish të kurbaneve të therura me ndihma të popullit turk për 1 mijë e 750 familje në nevojë në Gazë.

Ramazan Aseliyye, përfaqësuesi i platformës në fjalë, njoftoi se “Me anë të ndihmave të bëra me sloganin ‘Kurbani im për Gazën’ ata synuan t’i gëzojnë sadopak qoftë familjet në nevojë, qoftë ato me nevoja të veçanta për festën e Kurban Bajramit”, ndërsa falenderoi popullin dhe qeverinë turke për ndihma të pakufizuara për Gazën.

Izraeli që nga viti 2006 e këtej mbanë të bllokuar Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milion palestinezë.