“Turqia ndërhyri në rrëzimin e paktit në 2009″/ Rama i kthehet Bakojanis: Totalisht e pavërtetë! E rrëzoi Gjykata Kushtetuese

“Marrëveshja e Detit” me Greqinë vijon të jetë një nga temat kryesore, e cila është diskutuar edhe sot në vizitën e kryeministrit Edi Rama në shtetin fqinj.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka bërë dhe një replikë kundrejt ish-ministres së Jashtme Dora Bakojanis, ku u shpreh se në rrëzimin e marrëveshjes së Detit në 2009 nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka ndërhyrë Turqia.

Gjithashtu Kryeministri shqiptar shtoi se në atë kohë se njihte fare Erdogan dhe se është totalisht e pavërtetë që marrëveshja u parandalua nga Turqia.

“Më duhet të kundërshtoj Dorën për 1 pikë. Gjykata kushtetuese ka marrë vendim për marrëveshjen në 2009. Nuk kisha folur dhe dëgjuar në atë kohë për Erdogan, i cili atëherë ishte kryeministër. Kishte një debat të madh në Shqipëri. Unë thash e cojmë në Gjykatë, ajo i ka të gjitha instrumentet. Ideja, e kam dëgjuar në Shqipëri, nga autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Dhe mund ta them, që asnjëherë, në asnjë takim me Erdogan që kjo marrëveshje është e ndonjë interesi politik. Kjo është e vërteta. Na duhet që të qartësojmë. Ti largojmë këto lloj idesh se ndikojnë në qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit”, tha Rama.

Bakojanis, një nga firmëtaret e marrëveshjes së 2009-tës tha se ajo u prish nga Turqia duke shtuar se në atë kohë u mërzit për këtë fakt.

Bakojanis: Për marrëveshje unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 10 – 12 vjet më pas ne ende nuk kemi një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Sigurisht për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këtë lloj çështjesh nuk ndihmon.

Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira që mund të kemi, dhe bie dakord për këtë me kryeministrin Rama për atë që tha për marrëdhëniet greko turke. Unë njihem shumë në rajon si një mbështetëse shumë e fortë e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë, por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime, sepse kërcënimet për luftë nuk janë të pranueshme. Shpresoj shumë që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionet dhe të ndryshojë retorikën.

E njoh prej vitesh dhe shpresoj që ai do të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme e të bëri politikë edhe për Turqinë e mund t’i kthehemi tryezës së bisedimeve për të gjetur një zgjidhje ose për të rënë dakord ose për t’ju ose për t’ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje, për përkufizimin e zonave detare. Unë besoj se mesazhi është i qartë dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve do të mbizotërojë si fryma mbizotëruese edhe me Turqinë.

Rama: Më duhet të kundërshtoj Dorën për 1 pikë. Gjykata kushtetuese ka marrë vendim për marrëveshjen në 2009. Nuk kisha folur dhe dëgjuar në atë kohë për Erdogan, i cili atëherë ishte kryeministër.

Kishte një debat të madh në Shqipëri. Unë thash e cojmë në Gjykatë, ajo i ka të gjitha instrumentet. Ideja, e kam dëgjuar në Shqipëri, nga autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Dhe mund ta them, që asnjëherë, në asnjë takim me Erdogan që kjo marrëveshje është e ndonjë interesi politik. Kjo është e vërteta. Na duhet që të qartësojmë. Ti largojmë këto lloj idesh se ndikojnë në qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit