Turqi, robotët e prodhuar nga kompanitë vendase ekspozohen në panairin e teknologjisë

Robotët e prodhuar nga kompanitë turke, të cilët mund të përdoren për sterilizim, kërkim-shpëtim dhe transport mallrash, janë ekspozuar në një panair të teknologjisë në provincën mesdhetare Antalya të Turqisë.

Vëmendjen e mysafirëve vendas dhe të huaj, të cilët vizituan konferencën dhe panairin “HIMSS Eurasia Health Informatics, Technologies”, e tërhoqën robotët e projektuar në fabrikën e robotëve “AkinRobotics”, e cila u themelua nga kompania turke e softuerit “Akinsoft”.

Në panair, përveç robotëve humanoidë dhe produkteve të inteligjencës artificiale, vëmendjen e tërhoqën edhe robotët që mund të përdoren në kërkim-shpëtim dhe transport mallrash.