Trump thirrje amerikanëve: Jo dhunë! Kompanitë Big Tech të ndihmojnë për një tranzicion paqësor

Presidenti Trump ka bërë thirrje këtë të mërkurë që të gjithë Amerikanët të ndihmojnë në  lehtësimin e tensioneve dhe bërjen qetësisht të rotacionit politik, duke shtuar se është kundër çfarëdo lloji dhune.

“Mes raportimeve për demonstrata të shumta, unë iu ëj thirrje qytetarëve të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji”, tha Trump në një deklaratë për Fox News.

“Kjo nuk është ajo çka unë kërkojë sikundër nuk është ajo çka Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në lehtësimin e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit”, vijoi më tej presidenti amerikan.

Një këshilltar Trump tha Fox News se kjo deklaratë e Presidentit Trump do të shpërndahet si një email zyrtar nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e cila do të përpiqet të postojë deklaratën në të gjitha llogaritë zyrtare të Trump në mediat sociale.

“Presidenti Trump po u kërkon të gjithë Amerikanëve që të bashkohen me të për të siguruar që të ketë një tranzicion të rregullt dhe paqësor javën e ardhshme,” tha këshilltari i Trump.

“Presidenti Trump po kërkon gjithashtu që kompanitë Big Tech të bashkohen me të në këtë përpjekje. Kjo është një kohë kritike në historinë e kombit tonë dhe sigurisht që të gjithë mund të bashkohemi për të dhënë këtë mesazh të rëndësishëm dhe të mos vazhdojmë të luajmë politikë partiake”, përfundoi këshilltari i Trump.

Deklarata e presidentit vjen ndërsa Shtëpia po debatonte për një artikull të fajësimit kundër tij, duke thënë se ai nxiti kryengritje dhe disa ditë pasi u pezullua përgjithmonë nga Twitter, Facebook dhe Instagram.