Trump në dyluftim me Kinën/ Supermacia për të dominuar ekonominë botërore, është më e qartë se kurrë

Presidneti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tashmë ka shpallur hapur ‘një luftë’ frontale me Kinën. Ai nuk e fsheh më ambicien e tij për të mposhtur superfuqinë aziatike, që synon dominimin e tregjeve.

Trump shpesh herë, shprehet i indinjuar në postimet e tij, sikurse është edhe ky më poshtë, postuar pak minuta më parë në llogarinë e tij në FB.

Vetëm një ditë më parë ai shpalli non grata kompaninë e prodhimit të aplikacionit TIK Tok, me filial mëmë në Kinë, e cila pretendohet të blihet nga miliarderi Bill Gates, ky i fundit i akuzuar për komplote planesh në veprim kundër politikave të Presidentit Amerikan.

Ndërsa Kina dhe investitorët e saj potencialisht të fortë janë duke përparuar në tregjet globale, pa zë dhe pa u ndjerë.

Kjo e shqetëson edhe më shumë Presidentin e shtetit të politikave globale, i cili në krye të fushatës së tij presidentciale ka një moto: Make America geat again! –Ta bëjmë Amerikën të fortë sërish.