Trump ndalon Tik Tok – “Shqetësim për amerikanët”

Sikurse ishte paralajmëruar, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të bllokojë Tik-tok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti tha se ky aplikacion kine, është shqetësim për Shtëpinë  e Bardhë.

Sipas tij, Kompania kineze “Bytedance” po vepron nëpërmjet Tik-tok,  për të mbledhur të dhëna në emër të Pekinit zyrtar. Analistët amerikanë, shprehen se lëvizja është në kuadër të dëmtimit që Amerika kërkon ti bëjë Kinës, siç bëri me bllokadën e vendosur ndaj Huaëei.

“Për sa kohë që Tik-tok do të jetë një shqetësim, ne do ta ndalojmë atë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”-deklaroi presidenti amerikan. I pyetur se kur do të ndodhë diçka e tillë, ai u përgjigj: “Shpejt, menjëherë. E kam fjalën menjëherë tamam”. Ndër të tjera, presidenti amerikan u shpreh se ai e ka autopritetin për të bërë diçka të tillë, nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv. “Do ta firmos dokumentin nesër”-tha Trump mbrëmjen e së premtes.

Vendimi i Trumpit, i mbyll derën dhe Microsoft-it, që po vlerësonte të blinte kompaninë. Trump e hodhi poshtë edhe këtë ide gjatë deklaratës së tij në lidhje me çështjen, Tik Tok është kthyer në një prej aplikacioneve më të famshme në botë, me më shumë se 2 miliardë shkarkime.