Një autoveturë e djegur e tipit ‘Volkswagen Passat’ u gjet sot në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.
Autovetura është shkrumbuar nga flakët dhe është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë.
Ajo dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit në vilë 3-katëshe të familjes Lika në Laç.
Ende nuk dihet se kujt i përket automjeti apo nëse brenda tij ka prova apo materiale që do të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
Zona e Kallamave në fshatin Gramëz është përdorur prej vitesh nga persona me precedentë penalë, për të djegur autoveturat që përdorin për krime të ndryshme