Tritan Shehu: Rama nuk mund të fshehë “Republikën e Kanabisit”

Deputeti Partisë Demokratike Tritan Shehu shkruan:


Siperfaqet e kultivimit jane shtuar me 50% ndaj vitit te kaluar.
Dje ai deklaroi se cmimi nderkombetar i kanabisit qenka ngritur, nga qe prodhimi shqiptar ka rene!!
Askush nuk mund ta besoje kete, kur furnizuesit e medhenj te Europes me Kanabis jane vendet e Afrikes se Veriut, pervec prodhimit te vete saj.
Deklaroi se prodhimi shqiptar ka rene nga qe dhe dergesat drejt Italise jane ulur.
Edhe kjo eshte nje tymnaje.
Kanabisi i ketij viti eshte akoma ne perpunim, perpara se te transportohet.
Kjo kerkon edhe disa jave.
Asgje nuk eshte e vertete nga sa tha Rama per Kanabisin.
Perkundrazi kultivimi kete vit eshte rritur ne menyre galopante, se bashku me forcimin e kriminalitetit dhe kriminalizimin e metejshem te institucioneve tona pergjegjese, qendrore apo lokale.
Guardia di Finanza perfundon me 31 tetor periudhen e identifikimit te siperfaqeve me kanabis nepermjet fluturimeve per kete vit.
Rezultatet e deri tanishme tregojne te kunderten e asaj qe deklaron Rama.
Siperfaqet e kultivimit jane shtuar me reth 50% ne krahasim me vitin e kaluar.
Ne Jug, pjesen e Mesme e vecanerisht ne Veri te vendit.
Ky eshte realiteti i forcimit te kesaj veprimtarie kriminale.
Kjo eshte edhe si pasoje e “mbajtjes se premtimeve elektorale” te Rilindjes ndaj grupeve kriminale, per mbeshtetjen e tyre gjate zgjedhjeve te 25 Prillit.
Shqiperia eshte kthyer keshtu ne nje Republike Kanabisi!