Trëndafile Visha: Nëse do vazhdojmë me “rrjepjen”, nuk na bën derman asnjëlloj vaksine, asgjë
Ragimi që ka përfshirë të gjithë rrjetin për rastin “Tire” ka sjellë edhe reagimin e gazetares Trëndafile Visha. Në një postim të sajin në facebook, Vishaj është shprehur për metastazat e kancerit shoqëror e moral.
Statusi i plotë
Po unë e mallkova Tiren dhe nuk e tërheq mbrapsht mallkimin. Të mashtrosh një grua në grahmat e fundit të jetës, të kesh guxim ta rjepësh, do të thotë se je përbindësh. Dhe raste të tilla ka pasur dhe ka plot. Dhe përbindësha ka pasur dhe ka plot. Ai, ajo që di të lexojë mes rrjeshtash duhet të kuptojë se nuk “kapa mat” këtë sanitaren e “shkretë” dhe po shfryj dufin tim me të. Ajo është një nga metastazat e kancerit që po na e merr frymën. E di dhe bufi, dhe miu që vërdallistet nëpër gjirize se shumica dërmuese e ushtrisë se bluzave të bardha qoftë në shtet apo në privat na kanë rrjepur e po na rrjepin për së gjalli e deri për së vdekuri që prej 30 vitesh. Të lënë të vdesësh si qen nëse nuk u jap para në dorë. Këtë fakt e kalova “letshëm” në statusin e mëparshëm, pasi shumëkush e lexon si sulm ndaj bluzave të bardha. Por nuk mund ti thuash të zezës e bardhë ashtu siç nuk mund ti thuash të bardhës e zezë. A ka heronj mes tyre. Po ka, por janë të paktë. Këtyre të fundit po që u kërkoj ndjesë, nëse ndjehen të fyer kur them me plot gojën se bluza e bardhë është bërë pis e zezë. Heronjtë e gjendur mes djajve nuk e meritojne nëpërkembjen e dinjitetit të tyre, për hir të kolegëve djaj. Por, le të dale më i miri “kirurg” ndër ata që u “dhimbset” sanitarja Tira dhe të më thotë se si mund të heq me bisturi metastazat e kancerit, të ndajë një zemër të bardhë nga një zemër e zezë në të njejtin trup, Le të dalë!
Pastaj metastazat e kancerit janë kudo, kudo. Nëse do vazhdojmë me “rrjepjen”, nuk na bën derman asnjëlloj vaksine, asgjë./ Apel Media