Trembet Meta. Në takim me “ishët”, u kërkon shqiptarëve të marrin fatin në dorë

Situata e tensionuar politike, ka mbledhur në zyrën e Metës disa pesonazhe gjatë ditës së sotme, mes të cilëve ish- president, kreun e Keshillit të Lartë të Prokurorisë Ibrahimaj e deri tek konsitucionalistë si Kristaq Kume, njëherësh edhe ish- kryetar i KQZ. Ish-kreu i KQZ u tha mediave se me Presidentin kishte diskutuar mbi rrugën që duhet ndjekur për daljen nga kriza, dhe shtoi se vendi jo sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese.

Pas takimit në Presidencë, ai dha një deklaratë për mediat.

“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur  për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e Presidentit, ne si rezultat i kësaj qeverisjeje nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona. Ky ishte qëndrimi i Presidentit, që do të thotë se në shqiptarët të marrim në dorë fatet tona dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Kumes./apel.media