Tremben nga protestat/ Zv. dekani pengon mbledhjen e studentëve

Studentët shprehen të vendosur për të vazhduar me protestat kundër ligjit për arsimin në vend. Lëvizja për Universitetin ka vazhduar me mbledhjet e saj për të organizuar protestat sëbashku me studentët. Por, në një nga mbledhjet e tyre, ata janë ndaluar nga zv.dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gentian Stronit.

Ai është përpjekur që të pengojë zhvillimin e tryezës, duke i detyruar studentët që të dalin jashtë ambienteve të universitetit.

Postimi i Lëvizjes për Universitetin:

SHUPLAKË BUROKRACISË

Kur burokracia ka frikë, e humbet edhe arsyen më minimale. Kur në frikë e sipër përballet me organizim, përpiqet të përdorë si mjet të fundit autoritetin. E kur edhe kjo nuk iu funksionon, ata përfundimisht janë të marrë fund.

Kjo i ndodhi pikërisht zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gentian Stronit, sot në tryezën e organizuar nga studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin në Universitetin Mjekësor të Tiranës.

Zv.dekani u përpoq të pengonte zhvillimin e tryezës, e cila në fakt ishte drejt fundit, por studentët iu përgjigjën si në videon më poshtë:

SHUPLAKË BUROKRACISË

SHUPLAKË BUROKRACISËKur burokracia ka frikë, e humbet edhe arsyen më minimale. Kur në frikë e sipër përballet me organizim, përpiqet të përdorë si mjet të fundit autoritetin. E kur edhe kjo nuk iu funksionon, ata përfundimisht janë të marrë fund.Kjo i ndodhi pikërisht zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gentian Stronit, sot në tryezën e organizuar nga studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin në Universitetin Mjekësor të Tiranës.Zv.dekani u përpoq të pengonte zhvillimin e tryezës, e cila në fakt ishte drejt fundit, por studentët iu përgjigjën si në videon më poshtë:

Gepostet von Për Universitetin am Dienstag, 19. November 2019