Monedha e përbashkët europiane po vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë, në rritje. Aktualisht një euro këmbehet me 122.8 lekë. Pas luhatjeve drastike të herë pas hershme, për një faktor a një tjetër, duket se euro-ja po mban një ekuilibër pozitiv. Të njëjtin ritëm po mbajnë dollari amerikan (USD), apo poundi britanik (GDP).
Më herët euro njohu nivelet më të ulëta historike. Një euro këmbehej me 122.2 lekë, duke shkaktuar humbje të mëdha, kryesisht te bizneset e eksportit, të cilat kontratat i kanë të lidhura në euro, në periudha një vjeçare./apel.media