Tre turistëve çekë iu rrezikua jeta në plazhin e Dhërmiut, shpëtohen nga policia kufitare

Tre turistë çekë të cilët ndodheshin në plazhin e Dhërmiut iu është rrezikuar jeta për shkak të dallgëve të shumta në det. Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit se në Palasë, Dhërmi, tr...
Tre turistëve çekë iu rrezikua jeta në plazhin e Dhërmiut, shpëtohen nga policia kufitare
Foto: Tre turistëve çekë iu rrezikua jeta në plazhin e Dhërmiut, shpëtohen nga policia kufitare

Tre turistë çekë të cilët ndodheshin në plazhin e Dhërmiut iu është rrezikuar jeta për shkak të dallgëve të shumta në det.

Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues “Kayak”, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë kanë nisur kërkimet.
Pas 1 orë kërkimesh, bashkë me punonjësit e policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.
Tre turistët e huaj Çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.