Tre të plagosur nga një aksident në Vlorë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek një prej automjetet.

Policia njofton se në vendin e quajtur Jonufër, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.

Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.