Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një drejtues mjeti, përplasi për vdekje një të moshuar

Policia Rrugore Durrës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i Policisë: Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, u ndalua shtetasi Fatjon Muça, 32 vjeç, banues n...
Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një drejtues mjeti, përplasi për vdekje një të moshuar
Foto: Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një drejtues mjeti, përplasi për vdekje një të moshuar

Policia Rrugore Durrës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, u ndalua shtetasi Fatjon Muça, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit:A. L., banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. D., 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë;

F. Ll., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Opel”, në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim e më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.