Tre astronautë kinezë kthehen nga hapësira

Tre astronautë kinezë u kthyen dje pasi kaluan gjashtë muaj në hapësirë.

Astronautët, të njohur lokalisht si taikonautë, ishin pjesë e misionit të Kinës “Shenzhou-15” që u ul në lokacionin e uljes “Dongfeng” në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore.

Anija kozmike e pilotuar që mbante astronautët Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu, përfundoi me sukses detyrën, thanë autoritetet hapësinore të vendit.

Kina e ka stacionin e saj hapësinor “Tiangong” plotësisht funksional që nga fundi i vitit të kaluar.

Treshja e taikonautëve u pasua nga tre astronautë kinezë javën e kaluar – Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao – që janë pjesë e misionit “Shenzhou-16”.

Taikonautët e rinj pritet të qëndrojnë në stacionin hapësinor për pesë muaj.

Ekuipazhi i misionit Shenzhou-15 mbërriti në hapësirë në nëntor, duke iu bashkuar një ekuipazhi prej tre anëtarësh të anijes kozmike të pilotuar “Shenzhou-14”, duke rritur fuqinë e punës në stacionin hapësinor në orbitë në gjashtë për herë të parë në historinë e misionit hapësinor kinez.