Policia greke ka goditur një bandë, që angazhohej në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë
Operacioni policor ka vënë në pranga katër shtetas me origjinë shqiptare, mes tyre një grua.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se ka përfunduar në pranga dhe drejtuesi i grupit.
Të dhënat e policisë greke tregojnë se në shtëpitë e të ndaluarve janë gjetur pesë parcela kokaine, që peshonin nga 271 gram, kanabis, si dhe një peshore elektronike dhe makineri për përzierjen e kokainës./apel.media