Transgjinorja Anxhela është dhunuar ditën e djeshme nga 6 djem. Ngjarja ka ndodhur tek Parlamenti. Sipas informacioneve, transgjinorja është gjuajtur me shkelm në bark dhe në fytyrë.
Në një prononcim për mediat, Anxhela tha se të tjerët po e shikonin kur e dhunuan, por asnjë nuk e ndihmoi.
“Po rrija tek parlamenti si gjithmonë, se skam kur rri. Ishin disa djem 20 vjeç. Po rrija në stol se po binte shi. Ato po me shikonin. Njëri nga ato me gjuajti më goditi fort nga mbrapa dhe ngela aty humba ndjenjat. Njëri nga ato me goditi me shkelm në turi. Ishin 6 persona. Nuk reagonte njeri. Unë nuk u dorëzova. Zoti një herë ma ka dhënë jetën. Nuk është i vetmi rast, njerëzit më shohin nëpër rrugë më flasin më dhunojnë për faktin se jam transgjinor. Njeriu nuk i kam borxh sepse nuk po i cënoj familjen njeriu. Nuk jam pedofile, shikoj hallin tim. Njerëzit kalonin në rrugë dhe asnjë nuk me jepte ndrihmë. Ne jemi krijesa të zotit. Unë di dhe vetë që të mbrohem, po i bëj thirrje shtetit të vihen para drejtësisë. Kur shkova në komisariat një nga policët më tha këtu nuk ke për të gjetur asnjëherë të drejtë. Kam hasur paraghykime dhe në komsariat. Unë ça jam transgjinore, jam për veten time. Kam kërkuar edhe punë, kudo dhe askush nuk më ndihmon”,- tregoi Angjela.
Ajo komentoi edhe deklaratat e kreut të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi.
“Dje një polic po më thoshte mua çfarë je ti burrë apo grua. Dhe unë ju vërsula se nuk të intereson se çfarë jam unë. Ne duam mbrojtje, siguri, që mos të rri në rrugë se jam e rrezikuar. Kalonin njerëz dhe thonin mirë ja bënë. Z. Gjuzi të mbylli gojën dhe mos të flasë me ato deklarata të forta.
Brenda parlamentit shqiptar ka homosekseuale dhe janë të fshehur ato janë më të mjeuar se jemi ne. unë jam krenare se kush jam dhe nuk kam frikë”,- tha Anxhela./apel.media