Edhe pas ardhjes së trajnerit Arteta, Arsenali vazhdon të jetë “në gjumë”. Sot ata u ndalën përsëri në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth. Topinjtë e gjetën veten në disavantazh në minutën e 35, por të paktën arritën të ekuilibronin rezultatin me anë të Aubameyang në minutën e 63.
Në 10 ndeshjet e fundit “topçinjtë e Londrës” kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore, atë në fushën e West Ham me rezultatin 1-3.
Ndërsa Ancelotti kishte një debutim të suksesshëm me skuadrën e Everton, ku mposhtën në shtëpi skuadrën e Burnley me rezultatin minimal 1-0.
Goli erdhi në minutën e 80, pas një goditje me kokë të sulmuesit 22-vjeçar Dominic Calwert-Lewin, e cila me ndihmën e shtyllës, e dërgoi topin në rrjetë. Një fillim i mbarë për trajnerin italian. /apel.media