Trajner i ri tek Partizani, ja çfarë pritet të ndodhë

Skuadra e Partizanit mbetet pa timonier stabël pas shkarkimit të trajnerit Franko Lerda, që erdhi si shkak i humbjes në Derbin e 13 dhjetorit.

Dy ndeshjet e fundit të kampionatit u mbyllen me staf provizor, me dyshen Renaldo Kalari-Genc Tomori. Ishte menduar që kampionët do ta gjenin shpejt pasuesin e Lerdës, por deri më tani drejtuesit nuk kanë bindur asnjë për të marrë drejtimin e Partizanit.

Gjasat janë që “demat” të kopjojnë Tiranën për drejtimin e ekipit, ku mund të vazhdohet me stafin ndihmës të Lerdës. Fillimi i 2020-ës pritet ta qartësojë këtë situatë dhe ekipi të nisë punën për pjesën e dytë. /apel.media