Tragjike/ Përfshihet nga flakët një pallat në Tajvan, 46 persona humbin jetën

Në një zjarr që shpërtheu në një pallat 13-katësh në Tajvanin jugor, të paktën 46 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 40-vjeçare në  rrethin Yancheng të Kaohsiung në orët e para të mëngjesit.

BBC raporton se zjarrëfikësve iu deshën plotë 4 orë për të shuar flakët e zjarrit.

Departamenti i zjarrfikësve njoftoi se 79 persona u dërguan në spital, përfshirë 14 në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit është ende  i paqartë, ndërkohë autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe zbardhjen e  rrethanave të zjarrit.

Zyrtarët paralajmëruan se qytetarët  mund të kenë qenë të bllokuar në pjesën banuese të ndërtesës, midis katit të shtatë dhe të 11-të.