Tragjike/ Një trup i pajetë gjendet nga peshkatarët e Durrësit

Një peshkarexhë ka gjetur një trup të pajetë, rreth 6 milje nga bregu i detit. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, nga ku mësohet se trupi është i dekompozuar, por dyshohet se i përket një femër.

Peshkatarët kanë qenë duke peshkuar në det me rreth 70 metra thellësi, kur kanë zënë në rrjetë trupin e pajetë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë akoma i ditur, pasi pritet që autoritetet përkatëse të bëjnë hetimet përkatëse./apel.media